Lajme nga Bota

Franca shtrëngon masat anti-covid për festat e fundvitit

Franca shtrëngon masat anti-covid për festat e fundvitit

Franca ka vendosur të shtrëngojë masat anti-Covid për festat e fundvitit, si masë paraprake për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Vendimi përfshin mbylljen e klubeve të natës për katër javët e ardhshme.

Kryeministri Jean Castex ka njoftuar se pronarët e klubeve të natës dhe diskotekave, si dhe kompanitë e eventeve do të dëmshpërblehen nga qeveria.

Vala e pestë e pandemisë “kërkon masa të reja”, shpjegoi kryeministri francez, duke theksuar se numri i rasteve është ende i lartë, por situata është më e mirë krahasuar me vitin e kaluar, përshkak të vaksinimit.

Tiranapost.al