Lajme nga Bota

Franca tërheq ambasadorin nga Turqia pas komenteve 'të papranueshme' të Erdogan

Franca tërheq ambasadorin nga Turqia pas komenteve 'të

Pas komenteve nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i cili sugjeronte që homologu francez Emmanuel Macron kishte nevojë për një kontroll të shëndetit mendor, ‘Franca’ tha se do të tërhiqte të dërguarin e saj në Turqi.

Franca dhe aleati i saj i NATO-s janë në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, përfshirë të drejtat detare në Mesdheun Lindor, Libinë, Sirinë dhe konfliktin e përshkallëzuar midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nago-Karabakun.

Por Ankaraja tani është nxitur veçanërisht nga një fushatë e mbështetur nga Macron për të mbrojtur vlerat laike të Francës kundër Islamit radikal, një debat që ka marrë shtysë nga vrasja e një mësuesi që i tregoi klasës së tij një karikaturë të profetit Muhamed.

"Çfarë mund të thuhet për një kryetar shteti që trajton miliona anëtarë nga grupe të ndryshme besimi në këtë mënyrë: Së pari, të bëjë kontrolle mendore," tha Erdogan në një fjalim televiziv në qytetin qendror të Anadollit, Kayseri.

Kjo është cilësuar si një lëvizje e pazakontë. Një zyrtar presidencial francez tha se ambasadori francez në Turqi po tërhiqej nga Ankaraja për konsultime dhe do të takohej me Macron për të diskutuar situatën pas shpërthimit të Erdogan.

Macron ndërkohë këtë muaj e përshkroi Islamin si një fe "në krizë" në të gjithë botën dhe tha se qeveria do të paraqiste një projekt-ligj në dhjetor për të forcuar një ligj të vitit 1905 që ndau zyrtarisht kishën dhe shtetin në Francë.

Ai gjithashtu njoftoi mbikëqyrje më të rreptë të shkollave dhe kontroll më të mirë mbi financimin e huaj të xhamive.

Debati mbi rolin e Islamit në Francë ka marrë një intensitet të ri pas prerjes së kokës së Paty, për të cilën prokurorët thonë se ishte kryer nga një Çeçen 18-vjeçar që kishte kontakte me një xhihadist në Siri.

*france24