Lajme nga Bota

Franca vendos testim me detyrim për turistët nga 16 vende. Shqipëria nuk ndodhet tek lista e kuqe!

Franca vendos testim me detyrim për turistët nga 16 vende.

Franca do kryejë teste koronavirusi për udhëtarët që vijnë nga 16 vende të konsideruara me rrezikshmëri të lartë nga virusi. Këtë ka deklaruar sot kryeminsitri i ri francez Jean Castec, por ajo që tërheq vëmendjen është fakti se në listën e kuqe nuk ndodhet Shqipëria.

BE publikon një listë çdo javë ku tregon vendet me të cilat hapen kufijtë dhe Shqipëria dhe disa vende të rajonit janë lënë jashtë. Megjithatë vendet e BE kanë të drejtë të përgatisin edhe vetë listat me cilat vende do të hapë kufijtë.

Vendimi i kryeministrit francez vlen edhe për udhëtuarët që mbërrijnë përmes porteve detare dhe jo vetëm në aeroporte. Testet do të vlejnë edhe për shtetasit francezë që kthehen nga këto vende apo udhëtarë me lejeqëndrimi në Francë.

Franca nuk lejon udhëtimin e përgjithshëm për në dhe nga këto vende, të cilat përfshijnë Shtetet e Bashkuara dhe Brazilin. Udhëtarët të cilët dalin pozitivë do t'u kërkohet të kalojnë 14 ditë në izolim për të parandaluar përhapjen e virusit.

Kryeministri Castex tha se disa nga vendet me rrezikshmëri të lartë tashmë kërkojnë nga pasagjerët e linjës ajrore të tregojnë një test negativ të virusit përpara se të hipnin në avion. Por nuk është e qartë nëse gjithsesi do u nënshtrohen testit.

Lista e vendeve me rrezikshëmri të lartë siaps Francës:

SHBA, Brazil, Algjeri, Bahrein Izrael, India, Afrika e Jugut, Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Oman, Panama, Peru, Serbi , Turqi dhe Madagaskar.

Testet e koronavirusit do të bëhen në të gjithë aeroportet e Francës dhe portet detare deri më 1 gusht.

Kufijtë e Europërs për shqiptarët mbeten të mbyllura deri me 31 korrik, ku pritet që lista të përditësohet. Në Greqi dhe Itali lejohen vetëm ata që vërtetojnë një arsye urgjente si ato shëndetësore për të udhëtuar./ France 24.