Lajme nga Bota

Francezët dalin pa autorizim: Ndryshojnë disa masa nga dita e sotme

Francezët dalin pa autorizim: Ndryshojnë disa masa nga dita e sotme

Fëmijët francezë janë kthyer në klasa në gjithë vendin, ndërsa është hequr edhe ndalimi i udhëtimit për të vizituar familjarët. Franca hyn kështu në një fazë të re me masa të lëhtësuara ndaj Covid.

Qytetarët tashmë mund të udhëtojnë më larg se 10 km (gjashtë milje) nga shtëpia dhe mund të shkojnë kudo në Francë. Ata nuk do duhet të plotësojnë dhe të mbajnë me vete formularin që iu kërkohej l9idhur me arsyen e udhëtimit. Bllokimi i tretë, më i lehtë se dy të mëparshmit hyri në fuqi që në muajin Mars.

Megjithatë, shtetrrethimi gjatë natës do të mbetet në fuqi. Konkretisht bëhet fjalë për ndalimin e lëvizjes nga ora 19:00 e pasdites deri në 06:00 të mëngjesit në të gjithë vendin. Çdo shkelje e orarit të lëvizjes çon në gjobitje me 135 euro.

Sipas planit të qeverisë, faza tjetër e lehtësimit do të fillojë në 19 maj, kur ora e ndalimit do të shtyhet përsëri në orën 21:00, kafenetë dhe restorantet në ambientet e hapura do të lejohen të hapen gjithashtu. Së bashku me Fast-Food-et Franca po mban të mbyllura bizneset jo-thelbësore, qendrat tregtare dhe vendet e argëtimit.

Franca aktualisht ka regjistruar rreth 25,000 infeksione të reja në ditë dhe numri i pacientëve në kujdes intensiv ka rënë nën 5,600.

Shumica e nxënësve ishin në gjendje të ktheheshin në shkollë ditën e sotme. Sidoqoftë, studentët e liceut - moshat 15 deri 18 vjeç duhet të respektojnë distancimin social, që do të thotë se klasat do duhet të jenë gjysmë mbushura me nxënës.

Parisi dhe zonat përreth kryeqytetit francez janë ndër më të goditurit nga Covid. Deri më tani, Franca ka vaksinuar 12.4% të popullsisë së saj të rritur kundër Covid.

*Tiranapost.al.