Lajme nga Bota

Frikë nga vala e dytë, Kina izolon një provincë të tërë se zbuloi 18 të infektuar

Frikë nga vala e dytë, Kina izolon një provincë të

Kina ka izoluar gjithë qarkun Anksin me rreth 400 mijë banorë, sepse janë zbuluar 18 raste të reja.

Njerëzit i janë rikthyer karantinës dhe dalin vetëm ata që janë të detyruar të shkojnë në punë për shkak të pozicioneve kyçe që kanë. Pjesa tjetër po qëndron në shtëpi. Lejohet të dalë vetëm një anëtar i familjes, njëherë në ditë dhe vetëm një orë për pazar.

Autoritetet kanë shpresë se mund ta shmangin përhapjen, sepse kjo provincë nuk është shumë e frekuentuar nga pjesa tjetër e vendit.