Lajme nga Bota

Fshati turistik që infektoi gjysmën e Europës, por pse nuk u karantinua që në fillim?

Fshati turistik që infektoi gjysmën e Europës, por pse nuk u

Që nga shkurti, mbi 1 mijë turistë janë infektuar në fshatin turistik austriak Ischgl, duke e transportuar virusin në Suedi, Norvegji, Islandë dhe Gjermani.

Ischgl është fshati austriak, i famshëm për pistat e skive, nga i cili duket se nisi edhe shpërndarja e Covid-19 në një pjesë të mirë të Europës. Pavarësisht kësaj, vetëm së fundmi vendi u shpall si zonë e kuqe.

Fshati turistik që infektoi gjysmën e Europës, por pse nuk u

Autoritetet besojnë se virusi mbërriti në fshat pas një fluksi vizitorësh evropianë që vinin me autobus. Kur zyrtarët austriakë u ndërgjegjësuan për shtrirjen e epidemisë, epidemia tashmë ishte përhapur në të gjithë botën. Autoritetet shëndetësore në të gjithë Skandinavinë kanë gjetur disa qindra raste të infektuarve të ardhur nga Ischgl. Norvegjia tha të martën se gati 40% e më shumë se 1.400 infeksioneve të vendit e kanë origjinën në Austri. Autoritetet kombëtare besojnë se qindra raste të tjera në Austri dhe Gjermani kanë lidhje të drejtpërdrejta me fshatin Ischgl.

Fshati turistik që infektoi gjysmën e Europës, por pse nuk u

Gjithashtu shqetësuese situata u bë edhe nga Islanda, kur më 1 mars zyrtarët zbuluan se 15 pasagjerë që kishin mbërritur një ditë më parë nga Mynihu ishin testuar pozitive për Covid-19. 14 nga të infektuarit kishin qenë në Ischgl. Autoritetet islandeze paralajmëruan autoritetet austriake për të marrë masa, por këta të fundit u shprehën se nuk kishte mundësi nga pikëpamja mjekësore që ajo zonë të ishte burim i infeksionit.

Një gazetar gjerman mbërriti në Ischgl më 5 mars me pesë miq. I gjithë grupi e la qytetin të infektuar. "Skandali është se një javë para se të shkonim ne ata kishin indikacione se mund të kishte patur të infektuar dhe e injoruan”, tha gazetari. Rasti më i keq është fakti se turistët pas u larguan nga fshati mund të kenë vizituar qytete dhe vende të tjera.

Fshati turistik që infektoi gjysmën e Europës, por pse nuk u

Më 10 mars, autoritetet urdhëruan mbylljen e të gjitha bareve në Ischgl, por la teleferikët e skive dhe hotelet hapur. Virusi vazhdoi të përhapej, duke detyruar qeverinë më 13 mars të ndërmarrë hapin për të karantinuar gjithë luginën përreth Ischgl-it, të njohur si Paznauntal. Megjithë përhapjen e shpejtë të Covid-19, zyrtarët gjithashtu lejuan që teleferikët e skive, të vazhdonin të funksiononin deri të më 15 mars./ Burimi Corriere