Lajme nga Bota

Futet në izolim presidentja e Sllovakisë: Ku dyshohet se mund të jetë infektuar

Futet në izolim presidentja e Sllovakisë: Ku dyshohet se mund të

Është izoluar në shtëpinë e saj presidentja e Sllovakisë Zuzana Caputova. Mediat sllovake bëjnë me dije se një prej ndihmësve të saj ka qenë në kontakt me një person i cili së fundmi është konfirmuar me koronavirus. Por mbetet e paqartë nëse presidentja e ka bërë testin e koronavirusit dhe rezultatin. 

Zëdhënësi i saj thotë se presidentja Caputova, 47 vjeçe do të qëndrojë për siguri në izolim deri ditën e premte. Për shkak të rrezikut, ajo anuloi të gjitha eventet, mes tyre takimin me presidentin e Austrisë Van der Bellen.

Sllovakia konsiderohet një ndër vendet që e menaxhoi mirë situatën e koroanvirusit, dhe ndër vendet e para në Europë që mbylli kufijtë e jashtëm dhe vendosi maskën me detyrim për njerëzit në ambiente publike.

Deri më tani Sllovakia me 5.5 milionë banorë, ka 1589 raste me të infektuar, por shumica e tyre janë shëruar. Viktima u konfirmuan vetëm 28 deri më tani.

Para dy javësh. Sllovakia lejoi turistët e 19 vendeve, kryesisht nga Europa Lindore dhe Qendrore.

Futet në izolim presidentja e Sllovakisë: Ku dyshohet se mund të