Lajme nga Bota

G7 do të fokusohet tek ekologjia/ Boris Johnson kritikohet që udhëtoi me avion dhe jo me tren drejt Samitit në Cornwall

G7 do të fokusohet tek ekologjia/ Boris Johnson kritikohet që

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson është kritikuar për shkak të vendimit të tij që të udhëtojë në Cornwall ku zhvillohet samiti i G7 me avion dhe jo me tren, në një forum ku më së shumti do të flitet për ndryshimet klimatike dhe sfida e uljes së konsumit të karbonit në shtetet e zhvilluara.

Me dhjetëra ambjentalistë kanë “bombarduar” profilet e Johnson në rrjetet sociale për të vënë në dukje atë që është cilësuar si “hipokrizi” për shkak se vetëm pak orë pasi u zotua për një botë “më të drejtë, më të mirë dhe më ekologjike”, nuk shfrytëzoi rrjetin hekurudhor publik, por fluturoi me avionin e tij kryeministror në një destinacion që është jo më larg se dy orë nga Londra.

“Ja sa seriozisht e ka Johnson për mbrojtjen e klimës. Ai fluturoi deri në Cornwall”- shkruhet në reagimin e Zarah Sultana, deputete e Partisë Laburiste.

Kujtojmë se një nga çështjet kryesore që do të debatohet në këtë samit të G7 është vendosja e një minimumi global prej 25% për taksat e koorporatave me qëllim që fondet e mbledhura të kanalizohen për investime ekologjike dhe për tranzicionin drejt një ekonomie “të gjelbër”.

Tiranapost.al