Gazetarja amerikane përplaset nga një makinë gjatë një raportimi ‘live’

E Enjte 20 Janar 2022, 19:17
TiranaPost
Një ngjarje e papritur ka ndodhur gjatë një raportimi live lajmesh në një televizioni amerikan, një gazetare nga Virxhinia Perëndimore është përplasur nga një automjet.
Tori Yorgey, gazetare në WSAZ, po mbulonte motin dhe një ndërprerje uji kur një makinë e goditi, duke e rrëzuar në tokë, por pa i shkaktuar e dëmtime fizike. Yorgey i siguroi menjëherë shikuesit dhe moderatorin se ishte mirë.
Wow, this reporter gets hit by a car, and rebounds to finish the live shot! ? pic.twitter.com/dbwKt5N1xc
— Lee K. Howard (@HowardWKYT) January 20, 2022
“Oh Zot! Sapo më goditi një makinë, por jam mirë. Sapo u godita nga një makinë, por jam mirë Tim, “tha Yorgey.
Tiranapost.al