Lajme nga Bota

Gazetarja e BBC rrëfen herën e parë që voton në SHBA dhe çfarë i bëri përshtypje

Gazetarja e BBC rrëfen herën e parë që voton në SHBA

Laura Trevelyan, 52 vjeçe është korrespondentja e BBC e cila për herë të parë voton si shtetase amerikane për zgjedhjet ku me 3 nëntor do të zgjidhet presidenti i ardhshëm.

Ajo ka rrëfyer rrugëtimin deri tek votimi dhe se çfarë mendojnë qytetarët e Brooklyn, sa mbështetje kanë Trump dhe Biden dhe si qytete shumë pranë njëra-tjetrës janë kaq ndryshe kur vjen puna tek bindjet politike: Kam përshtypjen se këto zgjedhje do jenë me pjesëmarrjen më të lartë të votuese, thotë Trevelyan. 

Lexoni rrëfimin e saj të plotë: 

Është ora 06:45 e mëngjesit, është akoma errësirë, një mëngjes i ftohtë dhe i lagësht në qendër të Brooklyn. Por vargu i njerëzve që presin për të votuar është i madh, të shumtë qenkan zgjuar edhe më herët se unë. Pas katër viteve të trazuara në politikën amerikane, votuesit duan të dëgjohen. Është hera e parë që unë votoj si qytetare amerikane, dhe e pranoj që ndihem e emocionuar që po ushtroj të drejtën time kushtetuese bashkë me miqtë e mi amerikanë.

Çfarë të ka sjellë këtu aq herët? Pyes një qytetar që po pret në radhë, më saktë një grua, ajo më përgjigjet: Erdha ketu për të larguar Donald Trump, ai është supremacist i bardhë!

Prapa saj është një burrë me ngjyrë i cili thotë se i ka ardhur në majë të hundës presidenca kaotike e Trump dhe se vota e tij do shkojë për Joe Biden/ Kamala Harris sepse: Duam demokracinë!

Gazetarja e BBC rrëfen herën e parë që voton në SHBA

Ndërsa votoj, atmosfera është festive. Procesi votimit këtu nuk është si në Britani. Unë votoj këtu atë që futet në zyrën presidenciale, në zyrën ovale të Shtëpsië së Bardhë. Marr letrën dhe e fus në kuti. Barkodi skanohet. Pasi mbaroj këtë marr një afishe nga një përfaqsues i qendrës, kjo më bëri të ndihem sikur u ktheva sërish në shkollë. Më bëri përshtypje sjellja e mirë qytetare.

Pasi votova u largova nga Brooklyn për në Staten Island, ku po zhvillohet votimi i hershëm. Kjo është e vetmja lagje e Neë-Yprkut ku Donald Trump fitoi në mënyrë absolute në 2016-tën. Edhe këtu pjesëmarrja është e madhe, mbështetja për presidentin aktual është e fortë: Nuk më pëlqen ajo që po ndodh me vendin tim dhe unë votova për një burrë me emrin Trump, më tha një grua teksa largohej nga qendra e votimit.

Një grua tjetër që mbështet Donald Trump më thotë se dëshiron që ai të rikthejë ekonominë dhe t'i japë fund racizmit.

Brooklyn dhe Staten Island janë vetëm disa milje larg, por është sikur ata banojnë në universë të ndryshëm politikë - duke pasqyruar ndarjen politike në Amerikë.

Në fund mora rrugën për në shtëpi, e kënaqur që u bërë pjesë e një palë zgjedhjeve që duket të dalë me një pjesëmarrje rekork votuesish. /BBC/