Lajme nga Bota

Gazetarja e CNN gjendet e vdekur jashtë shtëpisë së saj

Gazetarja  e CNN gjendet e vdekur jashtë shtëpisë së saj

Alice Stewart, komentatore e vjetër politike e medias amerikane CNN ka humbur jetën papritur në moshën 58 vjeçare.

Zyrtarët e policisë thanë për CNN se trupi i Stewart ishte gjetur jashtë shtëpisë së saj në veri të Virginias mëngjesin e të shtunës.

Shkaku i saktë i vdekjes nuk është publikuar akoma por raportimet thonë se ka ardhur nga një ‘emergjencë mjekësore’ ose një atak kardiak.

Stewart kishte nisur karrierën e saj si gazetare në Georgia para se të vendosej në Arkansas, dhe më pas të bëhej përfaqësuese shtypi e ish-guvernatorit Mike Huckabee deri në vitin 2008.