Lajme nga Bota

Gënjeshtrat dhe teoritë konspirative pengojnë luftën me virusin!

Gënjeshtrat dhe teoritë konspirative pengojnë luftën me

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur edhe njëherë vendimin për mbylljen e dytë pak më të butë se e para, të Gjermanisë.

Kancelarja gjermane ka paralajmëruar një dimër të gjatë në katër muajt në vazhdim.

“Katër muaj të gjatë dhe të vështirë na presin, por do marrin fund. Gënjeshtrat dhe dezinformimi përmes teorive konspirative e urrejtja nuk dëmtojnë vetëm debatin demokratik, por edhe luftën kundër virusit”, tha Merkel për gjithë ata pjesë e Bundestagut apo jo, që ende nuk e besojnë ekzistencën e virusit vdekjeprurës për disa.

Merkel shtoi gjithashtu se kjo pandemi është një test mjekësor, ekonomik, social, politik dhe psikologjik.

Aktualisht në Gjermani do mbyllen nga e hëna palestrat, baret, restorantet, pishinat, teatrot dhe sallat e fituesit, ndërkaq shkollat, kopshtet dhe dyqanet do vazhdojnë të qëndrojnë hapur.

Gjermania u konsiderua si një nga shtetet që e përballoi më së miri valën e parë të Covid-it, por nuk ia doli të frenonte valën e dytë. Brenda 10 ditëve të fundit është dyfishuar numri i pacientëve të shtruar duke rritur frikën e mbingarkesës së spitaleve dhe një kolapsi të mundshëm si ai që Italia përjetoi në valën e parë.

*Burimi Bloomberg