Lajme nga Bota

George Clooney: Kjo është pandemia jonë që për 400 vjet nuk iu gjet vaksina!

George Clooney: Kjo është pandemia jonë që për 400 vjet

Të shumtë janë të famshmit që kanë reaguar për vrasjen e George Floyd, por The Guardian ka përzgjedhur aktorin hollivudian George Clooney.

Ai ka kërkuar një ndryshim të ligjit, drejtësisë penale dhe udhëheqjes politike përmes një shkrimi në formë reagimi nga protesta për afrom-amerikanin George Floyd. Për Daily Beast, Clooney thotë se duhet të ketë një veprim urgjent për të luftuar racizimin pandemik në Amerikë.

George Clooney:

Nuk ka më dyshime se George Floyd u vra. Ne e pamë deri sa dha frymën e fundit në duart e katër oficerëve. Ne nuk e dimë se kur do përmbysen këto protesta, shpresoj dhe lutem që askush tjetër të mos vritet. Por gjithashtu e dimë se shumë pak do ndryshojë. Zemërimi dhe zhgënjimi që shohim në rrugët tona është vetëm një kujtesë se sa pak jemi rritur si vend nga mëkati ynë origjinal i skllavërisë. Kjo është pandemia jonë. Kjo është ajo që na infekton dhe në 400 vjet ende nuk e kemi gjetur vaksinën.

Në fund të shkrimit të tij, Clooney 59 vjeç u bën thirrje protestuesve për të larguar Donald Trumpin nga detyra përmes zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, duke mos e votuar.

Ne kemi nevojë për politikanë që reflektojnë drejtësi themelore për të gjithë qytetarët e tyre në mënyrë të barabartë. Jo udhëheqës që ngjallin urrejtje dhe dhunë Dhe ka vetëm një mënyrë në këtë vend për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm: Voto.