Lajme nga Bota

‘George Floyd’ aktivizon Gardën Kombëtare për herë të parë pas Luftës, ç’po ndodh tani në SHBA?

‘George Floyd’ aktivizon Gardën Kombëtare për

Guvernatori i Minnesota-s, Tim Walz ka aktivizuar Gardën e plotë Kombëtare në përgjigje të trazirave e protestave që kanë shpërthyer  pas vrasjes makabre për rcizëm të George Floyd. Kjo është hera e parë pas Luftës së Dytë Botërore që aktivizohet kjo gardë në këtë shtet.

‘George Floyd’ aktivizon Gardën Kombëtare për

Por çfarë do të thotë kjo? Do të dalin në terren 13 mijë anëtarë të forcave të shërbimit, gjithashtu 2500 ushtarë dhe avionë ushtarakë ajrorë për të garantuar rendin, por nuk dihet se si mund të shkojë situata.

‘George Floyd’ aktivizon Gardën Kombëtare për

Që prej të enjtes, protestuesit amerikanë kanë djegur godina dhe  janë përplasur me policinë, për shkak të vrasjes së 49 vjeçarit me ngjyrë të qajtur George Floyd, të cilit një polic i vuri gjurin në qafë deri sa ai dha frymën e fundit, duke kërkuar ujë dhe duke thërritur: Nuk marr dot drymë. Ai u arrestua pas denoncimit të një shitësi ku Floyd kishte shkuar të blejë me një kartëmonedhë 20 dollarëshe. Policia e gjeti brenda në makinë, dhe pasi ka dalë jashtë duke mos bërë asnjë rezistencë policët e shtrinë përtokë dhe njëri prej tyre, tashmë i arrestuar, i mbante gjurin mbi qafë e duart në xhepa.

‘George Floyd’ aktivizon Gardën Kombëtare për

Deri më tani janë arrestuar 20 persona në Saint Paul, ndërsa 20 të tjerë në Minneapolis për shkelje të shtetrrethimit dhe shkatërrim prone. Po ashtu u raportua për gazetarë të arrestuar dhe një djalë të ri që ka humbur jetën.

‘George Floyd’ aktivizon Gardën Kombëtare për

Guvernatori ka deklaruar se rreth 80% e protestueste të cilët i quan rebelë kanë ardhur nga jashtë shtetit.

"Ne jemi nën sulm nga njerëz që nuk respektojnë vlerat tona," thotë ai për mediat amerikane duke shtuar: Kjo nuk është më protestë, tani u kthye në dhunë".

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vijojnë me protestat me mesazhn: Jetët e njerëve me ngjyrë kanë vlerë.

‘George Floyd’ aktivizon Gardën Kombëtare për

‘George Floyd’ aktivizon Gardën Kombëtare për

‘George Floyd’ aktivizon Gardën Kombëtare për

‘George Floyd’ aktivizon Gardën Kombëtare për