Gjenden në det mbetje të avionit me 62 persona në bord, në Indonezi

E Shtunë 9 Janar 2021, 13:40
TiranaPost
Avioni i cili kishte humbur kontaktet 4 minuta pas ngritjes nga Xhakarta, në Indonezi është rrëzuar në det. Lajmi është konfirmuar nga televizionet e huaja referuar rojeve bregdetare.
Janë gjeturdisa pjesë të avionit në det, duke konfirmuar kështu rrëzimin e tij. Në bord ndodheshin 62 persona, mes tyre 4 pilotë, 4 ekuipazh dhe pasagjerë mes të cilëve 3 foshnje dhe 7 fëmijë.
Fluturimi SJ182 ra nga më shumë se 3 000 metra lartësi.