Lajme nga Bota

Gjendet i pajetë vrasësi i 10 personave në sallën e kërcimit në Kaliforni

Gjendet i pajetë vrasësi i 10 personave në sallën e

Policia e Kalifornisë ka identifikuar personin e armatosur të dyshuar për vrasjen e 10 personave në një sallë vallëzimi, në Los Anxhelosit.

72 vjeçari u gjet i pajetë në një furgon të bardhë.

Ai kishte një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri dhe u shpall i vdekur në vendngjarje, tha sherifi i kontesë LA Robert Luna.

Festimet për Vitin e Ri Hënor ishin duke u zhvilluar në Monterey Park, i njohur për popullsinë e tij të madhe aziatike.

Policia nuk e di ende motivin e ngjarjes së rëndë.

Dhjetë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë janë ende në spital, disa në gjendje kritike, tha sherifi në një konferencë shtypi të dielën pasdite në Monterey Park.