Lajme nga Bota

Mami u fut të lahej në liqen: Gjendet trupi i pajetë i aktores amerikane

Mami u fut të lahej në liqen: Gjendet trupi i pajetë i aktores

Është gjendur trupi i pajetë i yllit të Glee, Naya Rivera në liqenin Piruti në Kaliforninë Jugore. Aktorja u zhduk mistershëm të mërkurën e kaluar. 33 vjeçarja doli në shëtitje me djalin e saj katër vjeç në liqenin e Pirutit. Por djali u gjet duke fjetur vetëm në një varkë.

Mami u fut të lahej në liqen: Gjendet trupi i pajetë i aktores

Pas ditësh kërkime ata arritën ta gjenin trupin e pajetë ditëm e sotme dhe ta identifikonin. Sipas dëshmisë së djalit, nëna e tij ishte futur për të bërë not por nuk u kthe më dhe atë e zuri gjumi duke e pritur. Shkaku i mbytjes së saj nuk dihet qartësisht, ndërsa po konsiderohet si një aksident tragjik.

Mami u fut të lahej në liqen: Gjendet trupi i pajetë i aktores

Rivera filloi karrierën e saj si aktore dhe modele duke u shfaqur edhe në reklamat televizive në SHBA. Në vitin 2014, ajo luajti në filmin horror ‘Në Derën e Djallit’. Në të njëjtin vit u martua me aktorin Ryan Dorsey i cili është babai i djalit të saj. Kur çifti u divorcua në vitin 2018, atyre iu dha kujdestaria e përbashkët.