Lajme nga Bota

Gjendje e jashtëzakonshme në Florida për shkak të ujërave toksikë

Gjendje e jashtëzakonshme në Florida për shkak të

Në Florida është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të rrjedhjeve të ujërave toksikë nga një pellg i madh në Gjirin Tampa. Për pasojë, më shumë se 300 shtëpi në zonë janë urdhëruar të evakuohen, ndërsa autostrada pranë rezervuarit Piney Point është mbyllur.

Banorëve u është dërgua një paralajmërim me mesazh edhe në telefonë duke u kërkuar që të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre.

Gjendje e jashtëzakonshme në Florida për shkak të

Zyrtarët thonë se rezervuari prej 77 hektarësh përmban miliona galonë ujë që përmban fosfor dhe azot nga një fabrikë e vjetër e fosfatit aty pranë.

Pellgu është kthyer në një produkt të mbeturinave radioaktive për shkak të plehrave kimike. Uji përmban edhe sasi të vogla të radiumit dhe uraniumit. Përpjekjet për të riparuar problemin deri tani janë të pasuksesshme.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme një ditë më parë. Uji i ndotur mund të përmbysë zonën e cila është kryesisht bujqësore.

Gjendje e jashtëzakonshme në Florida për shkak të

*Tiranapost.al.