Lajme nga Bota

Gjeorgjianët leksion demokracie! Protestuesit kthejnë mbrapsht ligjin e modelit Putin

Gjeorgjianët leksion demokracie! Protestuesit kthejnë mbrapsht ligjin

Projektligji i diskutueshëm që detyron OJQ-të, të cilat marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë, të regjistrohen si "agjentë të huaj" është tërhequr në Gjeorgji. Legjislacioni ishte kundërshtuar nga opozita dhe nga BE, i parë si një mjet për të kufizuar aktivitetet e mediave dhe OJQ-ve, sipas modelit të njëjtë të miratuar në 2012 në Rusi.

Në 48 orët e fundit, mijëra demonstrues janë mbledhur para Parlamentit në Tbilisi për të protestuar kundër ligjit të miratuar. Janë bërë virale pamjet e një gruaje duke valëvitur një flamur të Bashkimit Evropian gjatë përleshjeve të mbrëmshme.

Ëndrra Gjeorgjiane dhe Pushteti për Popullin, parti në shumicën e qeverisë, kanë njoftuar tërheqjen e tyre.