Lajme nga Bota

Gjermania i kërkon BE-së të mbyllë deri në janar këtë biznes, që u kthye në vatër virusi në fillim të pandemisë

Gjermania i kërkon BE-së të mbyllë deri në janar

Gjermania kërkon që të mbyllen të gjitha resortet e skive deri në janar. Këtë marrëveshje ajo ia ka drejtuar vendeve të BE-së, si një masë për të ndaluar përhapjen e Covid.

Kancelarja Angela Merkel tha sot në Parlamentin gjerman se po bëhen përpjekje për të arritur një vendim në të gjithë Evropën, raporton BBC. Italia dhe Franca kanë shprehur mbështetjen për këtë propozim, por Austria nuk është dakord.

Gjermania i kërkon BE-së të mbyllë deri në janar

Kujtojmë se në fillimet e pandemisë, para se të shpallej e tillë, disa nga resortet e skive në Europë, u raportua se u kthyen në vatra të përhapjes së Covid në shtete të ndryshme.

Gjermania i kërkon BE-së të mbyllë deri në janar

"Ne u bëjmë përsëri thirrje qytetarëve tanë të shmangin të gjitha kontaktet e panevojshme. Kjo do të thotë s'ka udhëtime private, udhëtime turistike. Sezoni i skive po afron. Ne po përpiqemi të arrijmë një marrëveshje në Evropë, për të mbyllur të gjitha vendpushimet e skive. Për fat të keq nga Austria nuk duket se do të kemi sukses kaq lehtë, por do ta provojmë edhe një herë”, u shpreh kancelarja.

Javën e kaluar OBSH paralajmëroi se ekziston frika se pandemia mund të përkeqësohet gjatë dimrit./ Burimi BBC

*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al