Lajme nga Bota

Gjermania bie dakord të blejë 30 milion vaksina ruse anti-COVID, “Sputnik V”

Gjermania bie dakord të blejë 30 milion vaksina ruse anti-COVID,

Gjermania ka rënë parimisht dakord për të blerë 30 milion doza të vaksinës anti-COVID, “Sputnik V” të prodhuar në Rusi. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i landit të Saksonisë, Michael Kretschmer.

E vetmja gjë që autoritetet shëndetësore gjermane për të kryer transaksionin është certifikimi i sigurisë nga Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA) që pritet të ndodhë brenda muajit maj.

Deri më tani vaksina ruse “Sputnik V” janë përdorur në 61 shtete, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, prej nga janë raportuar nivele të larta efektshmërie dhe nuk ka pasur efekte serioze anësore apo fatalitet pas administrimit të saj.

Kujtojmë që nevoja për importimin e vaksinave ruse në Gjermani ka lindur për shkak se kompania AstraZeneca nuk arriti të dërgonte 100 milion doza në BE, ashtu siç ishte rënë dakord dhe për pasojë BE do të hedhë në gjyq kompaninë.

Tiranapost.al