Lajme nga Bota

Gjermania ceremoni përkujtimore për 80.000 viktimat e pandemisë: Moment reflektimi përtej politikës së përditshme

Gjermania ceremoni përkujtimore për 80.000 viktimat e pandemisë:

Gjermania e ka shpallur ditën e sotme, ditë zie kombëtare në përkujtim të 80.000 njerëzve që humbën jetën për shkak të pandemisë COVID-19 përgjatë vitit të fundit.

“Dita Përkujtimore” është zhvilluar në Qendrën e Takimeve të Berlinit perëndimor ku në qendër të skenës ishin vendosur të afërmit e atyre që kanë ndërruar jetën. Në event mori pjesë presidenti gjerman Frank-Valter Stainmeier dhe kancelarja Angela Merkel.

“Nuk duhet të lejojmë që pandemia e cila dhe tani na detyron të mbajmë distancë nga njëri-tjetri, të krijojë ngarje brenda shoqërisë sonë. Na kanë shteruar forcat nga pesha e kësaj pandemie dhe kemi vuajtur që të gjejmë rrugën e duhur. Dhe sot ne duhet të ndalojmë dhe të reflektojmë. Ky duhet të jetë një moment përtej politikës së përditshme dhe të llogarisim koston në njerëz që kjo tragjedi na ka shkaktuar. Sot duhet që si shoqëri të vlerësojmë se çdo shifër fataliteti është një jetë e ndërprerë para kohe”- ka thënë presidenti Stenmeier, i cili pak javë më parë i ka bërë thirrje klasës politike që të marrë përgjegjësitë e veta dhe të mos thellojë krizën sanitare dhe ekonomike me përplasjet politike.

Kujtojmë se Gjermania vazhdon të jetë nën masa të rrepta anti-COVID për shkak të vonesës në procesin e vaksinimit që u shkaktua nga vonesa e kompanisë AstraZeneca për të dërguar në kohë dërgesën me dozat për të cilat ishte bërë pagesë paraprakisht nga BE-ja.

Përshtatur në Shqip nga Tiranapost.al