Lajme nga Bota

Gjermania do të ulë kërkesat për punëtorë nga Ballkani

Gjermania do të ulë kërkesat për punëtorë nga

Gjermania mund të ulë kërkesën për punëtorë dhe emigrantë nga Ballkanit Perëndimor. Kërkesa është bërë nga Kristian-Demokratët konservatorë të kancelares gjermane Angela Merkel, me motivin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

CDU/CSU ka rënë dakord që të kufizojnë migracionin nga rajoni duke ndryshuar elementë të ligjit të pranimit të tyre, që u prezantua pothuajse pesë vjet më parë, si dhe të reduktojë aplikimet në ligjin për tërheqjen e fuqisë punëtore nga Ballkani

Një zëdhënëse për politikën e brendshme në Bundestag është shprehur se gjendja ekonomike në Gjermani është përkeqësuar teksa tani numërohen 600,000 njerëz të papunë më shumë se një vit më parë: “Qasja ndaj emigracionit të Ballkanit Perëndimor nuk mund të vazhdojë të jetë e njëjtë”.

Skema e pranimit për Ballkanit Perëndimor u prezantua në vitin 2016 për të parandaluar njerëzit në rajon të kërkonin azil në Gjermani, duke i klasifikuar Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, si “vende të origjinës”.