Lajme nga Bota

Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve në rrezik ndaj Covid

Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve në rrezik ndaj Covid

Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik nga Covid dhe e ka futur në listën e vendeve pa rrezik. Të dhënat e fundit janë publikuar nga Instituti gjerman Robert Koch.

Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve në rrezik ndaj Covid

Situata me Covid e përmirësuar në Shqipëri, ku incidenca javore është ulur ndjeshëm ka bërë që disa vende të heqin nga lista e rrezikut Shqipërinë. Pas Gjermanisë pritet që edhe Britania të shpallë listën e udhëtimeve të sigurta për britanikët ku me gjasë do jetë në listë vendi ynë.

Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve në rrezik ndaj Covid

Ndërkaq, për vendet si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, Gjermania i konsideron me incidencë të lartë që nga muaji Janar. Megjithatë, lidhur me udhëtimet ende nuk dihet nëse shqiptarët do të lejohen të udhëtojnë në BE këtë verë. Kjo është adresa që autoritetet gjermane kanë publikuar për kushtet e udhëtimit.

Edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot se Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe. Ajo raportoi një incidencë infektimi me 27 raste për 100 mijë banorë dhe rënie të numrit të pacientëve të shtruar në spitale.

Për qytetarët të cilët udhëtojnë drejt Gjermanisë aktualisht testi negativ i Covid përmes PCR, ndërsa karantina e detyrueshme 10 ditore është hequr për udhëtarët e BE-së.

*Tiranapost.al.