Gjermania i kërkon Serbisë t'i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë i ka kërkuar Serbisë, e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, të harmonizojë politikat me Bashkimin Evropian nëse dëshiron të anëtarësohet në bllok.
Annalena Baerbock tha të premten në kryeqytetin e Serbisë në Beograd se "ne të gjithë duhet të kemi një pozicion të qartë" mbi pushtimin rus të Ukrainës.
‘’Presidenti rus Vladimir Putin, filloi një fushatë të paturpshme shkatërrimi që synon maternitetet, shkollat, shtëpitë (njerëzit)", tha Baerbock.
Ndërsa Serbia e ka kritikuar sulmin ndaj Ukrainës dhe ka votuar në Kombet e Bashkuara për dënimin e sulmit, Beogradi nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.
E konsideruar historikisht një komb mik, Rusia mbetet e popullarizuar në mesin e serbëve, veçanërisht për shkak të mbështetjes së Moskës për kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, të mbështetur nga Perëndimi.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se Serbia ka një pozicion shumë të vendosur dhe të qartë dhe nuk ka bërë asgjë që do të dëmtonte Ukrainën.
Tiranapost.al