Lajme nga Bota

Gjermania lehtëson kufizimet për Krishtlindje

Gjermania lehtëson kufizimet për Krishtlindje

Kufizimet kundër përhapjes së Covid-19 do të zgjaten deri më 20 dhjetor në Gjermani, për tu lehtësuar më pas gjatë festës së Krishtlindjes.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ra dakord me udhëheqësit e 16 shteteve federale të Gjermanisë për të zgjatur masat, të cilat mund të qëndrojnë në fuqi deri në janar.

“Numri i të infektuarve mbetet në një nivel shumë të lartë,” u tha ajo gazetarëve, por shtoi se kufizimet do të lehtësohen gjatë festave të Krishtlindjeve.

Takimet e deri në 10 persona, do të lejohen gjatë Krishtlindjeve për të lejuar familjet të festojnë së bashku.

Hotelet, restorantet dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, duke shmangur udhëtimet dhe kontaktet e panevojshme.

Takimet private do të kufizohen në pesë veta gjithsej nga vetëm dy familje. Fëmijët nën 14 vjeç nuk llogariten.

Maskat mbesin të detyrueshme në ndërtesa publike, dyqane dhe mjetet e transporti publikut. Maska të jetë e detyrueshme edhe jashtë, në zonat me shumë njerëz,

Për datat nga 23 dhjetori deri më 1 janar vlejnë masa të tjera për shkak të krishtlindjeve, të cilat në Gjermani janë festat ku mblidhen familjet. Prandaj edhe lejohen takimet me deri 10 njerëz nga më shumë se dy familje.

Italia, Gjermania dhe Franca kanë paralajmëruar lehtësimin e masave kufizuese gjatë muajit dhjetor. Ndërkohë kryeministri Italian, Xhuzepe Konte shprehet optimist për hapjen e shkollave si dhe zgjerimin e aktiviteteve të tjera.

*Artikulli i marrë nga The Guardian. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.