Lajme nga Bota

Gjermania masa të reja anti Covid. Merkel mesazhe emocionale: Jeta do kthehet sërish siç e kishim

Gjermania masa të reja anti Covid. Merkel mesazhe emocionale: Jeta do

Jemi në prag rreziku për të prishur gjithçka që kemi arritur muajt e fundit, këtë paralajmëroi kancelarja gjermane Angela Merkel në një fjalim emocional në Bundestag, lidhur me situatën e koronavirusit.

Duke folur për rritjen e shpejtë të infeksioneve në javën e fundit, Merkel u bëri thirrje gjermanëve të mos heqin dorë nga kujdesi, pasi rregullat dhe kufizimet do të ishin të kota nëse nuk ka vigjilencë.

Merkel me shpresë thotë se jeta e mëparshme do të kthehet:

"Unë jam e sigurt që jeta siç e kishim do të kthehet" . Sipas autoriteteve shëndetësore gjermane, vetëm ditën e djeshme janë konfirmuar 1798 të infektuar, dhe 17 viktima.

Gjermania masa të reja anti Covid. Merkel mesazhe emocionale: Jeta do

Kancelarja ra dakord me të gjithë kryeministrat shtetërore që festat të kufizohen duke mos lejuar më shumë se 25 persona, dhe gjobë për këdo që nuk jep informacione të sakta për të ndihmuar në gjurmimin e kontakteve të të infektuarve.

Fjalën e saj Merkel e mbylli me optimizëm:

"Familjet do të festojnë përsëri së bashku; klubet, teatrot dhe fushat e futbollit do mbushen sërish plot dhe çfarë gëzimi do të jetë. Por tani duhet të tregojmë se mund të vazhdojmë të veprojmë me durim dhe ndjeshmëri sepse në këtë mënyrë mund të shpëtojmë jetë".

Linku origjinal: https://www.bloomberg.com/news/articles/2020-09-30/merkel-calls-for-germany-to-quickly-unwind-heavy-debt-spending