Lajme nga Bota

Gjermania merr vendimin: S`ka më teste falas për ata që s`bëjnë vaksinën

Gjermania merr vendimin: S`ka më teste falas për ata që

Prej fundit të muajit shtator ose fillimit të muajit tetor, në varësi të avancimit me procesin e vaksinimit, Gjermania do të ndalojë shpërndarjen falas të testeve të shpejta. Pasi t`u jetë dhënë mundësia të gjithë njerëzve të vaksinohet, dhe nëse nuk kanë pranuar, për çdolloj arsye, atëherë edhe shpërndarja e testeve falas do të ndërpritet.

Pritet që Gjermania, pas këtij vendimi, të miratojë edhe përdorimin e vaksinës për moshat 12-17 vjeç si dhe një dozë të tretë për ata që e kanë të nevojshme.

Aktualisht testet falas mund t`i bëjë çdokush në shtëpi, ose në çdo farmaci apo disa qendra shëndetësore. Pa një test të shpejtë, negativ, nuk lejohet hyrja në mjedise të mbyllura.