Lajme nga Bota

Gjermania njofton masa të reja kundër COVID-19 për vjeshtën dhe dimrin

Gjermania njofton masa të reja kundër COVID-19 për vjeshtën

Qeveria gjermane ka njoftuar se masat për Covidin do të mbeten në fuqi gjatë vjeshtës dhe dimrit të ardhshëm, pasi ekspertët paralajmërojnë një rritje të rasteve.

Maskat e fytyrës dhe paraqitja e një testi negativ do të jenë të detyrueshme nga tetori deri në fillim të prillit në spitale, azile dhe institucione të ngjashme.

Pasagjerët në aeroplanë dhe që bëjnë udhëtime në distanca të gjata me tren dhe autobus gjithashtu do të duhet të mbajnë maska, siç bëjnë tani.

Shkollat, burgjet ose strehimoret e azilkërkuesve mund të zbatojnë përsëri testime të rregullta nëse numri i rasteve COVID-19 rritet, thanë ministrat e shëndetësisë dhe drejtësisë së Gjermanisë në një deklaratë të përbashkët.

Qeveria planifikon gjithashtu një fushatë vaksinimi vjeshte.

“Gjermania duhet të jetë më e përgatitur për dimrin e ardhshëm të koronavirusit sesa në vitet e mëparshme”, tha Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach.

Ministri i Drejtësisë Marco Buschmann tha se do të bëhet një përpjekje e veçantë për t'i mbajtur shkollat ??të hapura.

Rregulloret e reja ende duhet të shkojnë në kabinet dhe parlament për miratim, por pritet të kalojnë.