Lajme nga Bota

Gjermania përforcon masat kufizuese ndaj koronavirusit

Gjermania përforcon masat kufizuese ndaj koronavirusit

Si do të ecet më tej në Gjermani në luftën kundër pandemisë? Për këtë kancelarja Angela Merkel u konsultua me kryeministrat e landeve federale në një seancë maratonë prej më shumë se shtatë orësh.

Rezultatet e para të bëra publike të takimit janë:

Masat kufizuese që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri më 14 shkurt. Kancelarja Angela Merkel pas përfundimit të takimit të nivelit të lartë në Berlin deklaroi, se pavarësisht uljes së numrit të infeksioneve të reja duke iu referuar mutacionit të koronavirusit është e nevojshme të vazhdojnë masat kufizuese. „Synimi është profilaksia", tha Merkel.

Përveç kësaj kancelarja me kryeministrat e 16 landeve ranë dakord:

- Edhe shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit.

- Punëdhënësit duhet t'u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme.

-Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet – një mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më.

- Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë./DW