Lajme nga Bota

Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyruar ushtarak

Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyruar ushtarak

Ministria gjermane e Mbrojtjes me një projektligj po hedh themelet për futjen e një shërbimi të ri ushtarak në Gjermani.

Legjislacioni i ri u miratua sot nga Kabineti dhe do të shqyrtohet në Bundesrat dhe Bundestag në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas sistemit të ri, burrat do të duhet të plotësojnë një pyetësor dixhital kur të mbushin 18 vjeç, ndërsa gratë do të kenë mundësinë ta zgjedhin vullnetarisht.

Bundeswehr do të zgjedhë kandidatët më të mirë dhe më të motivuar, të cilët do të kryejnë shërbimin ushtarak për një periudhë prej gjashtë deri në 23 muaj.