Lajme nga Bota

Gjykata e Lartë e SHBA-së ndalon abortin

Gjykata e Lartë e SHBA-së ndalon abortin

Miliona gra në Shtetet e Bashkuara kanë humbur të drejtën ligjore për të abortuar, pas një vendimi historik të Gjykatës së Lartë. Institucioni më i lartë i drejtësisë në SHBA rrëzoi vendimin e marrë 50 vite më parë për legalizimin e aborteve. Vendimi u bë publik disa javë më parë, për shkak të rrjedhjes së paprecedentë të dokumenteve të gjykatës.

Vendimi do të transformojë totalisht të drejtat e abortit në SHBA, pasi tashmë shtetet individuale kanë të drejtë që ta ndalojnë plotësisht këtë procedurë në spitalet e tyre. Sipas parashikimeve, gjysma e shteteve amerikane mendohet se do të marrin masa kufizuese pas këtij vendimi. 13 prej tyre kanë miratuar tashmë ligje që e ndalojnë abortin si procedurë të jashtëligjshme, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Presidenti Joe Biden ka reaguar duke e quajtur vendim të trishtuar si për drejtësinë ashtu edhe për Amerikën.

Në fjalën e tij, presidenti amerikan u kthye kundër qeverisë së mëparshme republikane, ndërsa ngriti çështjen e sigurisë së grave që do të “detyrohen të rrisin fëmijën e përdhunuesit të tyre”.

“Shëndeti i grave dhe i kombit tonë është në rrezik”, tha Biden, i cili po ashtu tha se ky vendim e kthen Amerikën 150 vjet prapa.