Lajme nga Bota

Gjykata gjermane: masat shtrënguese gjatë pandemisë nuk shkelën të drejtat kushtetuese

Gjykata gjermane: masat shtrënguese gjatë pandemisë nuk

Gjykata Kushtetuese gjermane ka vendosur se vendosja e masave për frenimin e pandemisë nuk kanë shkeluar të drejtat kushtetuese. Gjykata deklaruar se veërtet u ndërhy shumë në të drejtat bazë të njerit gjatë pandemisë , por masat ishin në pajtim me ligjit themelor, raporton Deutsche Welle.

Masat e kufizimit shërbyen në tërësi për të mbrojtur jetën dhe shëndetin si dhe ruajtjen e kapacitetit veprues të sistmit shëndetësor, deklaruan gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në Karlsruhe të martën.

Gjykata Kushtetuese bën të qartë, se edhe tek vendimi i mbylljes së shkollave, të drejtës së fëmijëve e të rinjve për arsimin shkollor i qëndronin përballë "çështje tejet të rëndësishme të të mirës së përbashkët". Ndalimi i mësimit me prezencë ishte "konform kushtetutës si nga ana formale dhe materiale", deklaruan gjyqtarët.

Shumë qytetarë gjermanë i panë masat frenuese të Covid panë si një ndërhyrje të palejueshme në të drejtat kushtetuese të qytetarit. Edhe partia liberale, FDP, që me gjasa është anëtare e qeverisë së re, kishte ngritur padi në Gjykatën Kushtetuese kundër "frenimit të emergjencës."

Tiranapost.al