Lajme nga Bota

Gjyqi i George Floyd/ 4 policët e përfshirë dënohen për shkelje të të drejtave të njeriut

Gjyqi i George Floyd/ 4 policët e përfshirë dënohen për

Katër policët e përfshirë në vrasjen e George Floyd, që krijoi një zinxhir global protestash janë gjetur fajtorë për shkelje të të drejtave të njeriut nga Gjykata e Minneapolis.

Policët Jay Alexander Kueng, Tou Tao, Tomas Lain dhe Derek Chauvin janë gjetur në shkelje të të drejtave themelore të njeriut për mënyrën sesi arrestuan dhe trajtuan Floyd gjatë asaj që duhet të ishte thjesht një kontrollon rutine.

Kujtojmë se Derek Chauvin është shpallur tashmë fajtor për shkak se mbajti gjurin për 8 minuta në qafën e Floyd duke e vrarë, por dënime të ngjashme pritet të marrin dhe kolegët e tij të cilët akuzohen për neglizhencë të detyrës, teksa dëshmuan dhunimin dhe vrasjen e tij dhe jo vetëm që nuk e ndaluan, por ishin mbështetës të Chauvin në mbajtjen e Floyd të palëvizshëm.

Tiranapost.al