Lajme nga Bota

Gjyshërit në Suedi do të paguhen për t'u kujdesur për nipërit

Gjyshërit në Suedi do të paguhen për t'u kujdesur

Gjyshërit suedezë tani kanë të drejtë të kërkojnë pagesë për t’u kujdesur për nipërit e mbesat e tyre.

Vendi nordik po iu lejon prindërve të transferojnë të drejtën e lejes prindërore me pagesë te prindërit e tyre(gjyshërit).

Ligji i ri i Suedisë, i cili hyri në fuqi të hënën, u lejon prindërve të transferojnë deri në 90 ditë të pushimit të tyre të paguar tek personat e tjerë në rastin e familjeve me një prind dhe 45 ditë në rastin e një çifti prindërish.

Qytetarët suedezë paguajnë disa nga taksat më të larta në botë, por kompensohen nga shteti duke u ofruar atyre kujdes mjekësor, arsim falas deri në arsimin e lartë dhe përfitime bujare të papunësisë.