Lajme nga Bota

Goditi me shpullë presidentin Macron/ 28 vjeçari dënohet me 4 muaj burg

Goditi me shpullë presidentin Macron/ 28 vjeçari dënohet me 4

Me 4 muaj burg është dënuar 28 vjeçari Damien Tarel i cili goditi me shpullë dy ditë më parë presidentin e Francës Emmanuel Macron.

I riu i cili është një anëtar i grupeve ekstremiste të djathta dhe i apasionuar pas historisë mesjetare u kërkua të dënohej me 18 muaj nga prokuroria, por gjykata e ka parë të arsyeshme që një dënim prej 4 muajsh është i mjaftueshëm.

Përpara trupit gjykues Tarel ka thënë se shpulla ndaj Macron ishte për të simbolizuar çdo gjë që është “kalbur” në Francë dhe për të treguar revoltën e njerëzve kundër tij.

“Mendoj se Macron përfaqëson degradimin e vendit tonë. Nëse do e sfidoja Macron-in në një duel gjatë lindjes së diellit nuk mendoj se do të pranonte”- ka thënë i riu në Gjykatë duke shpjeguar motivimin e aktit që bëri xhiron e botës.

Vetë Macron e ka marrë ngjarjen me sportivitet dhe ka thënë se ky ishte një incident i izoluar që nuk duhet fryrë përtej proporcioneve.

Tarel mund ta konsiderojë veten me fat për dënimin e ulët, pasi sipas legjislacionit francez ai mund të shkonte deri në tre vjet në burg si dhe të paguante një gjobë prej 45 mijë eurosh.

Tiranapost.al