Lajme nga Bota

Google, Apple dhe Amazon ndalojnë aplikacionin Parler pas sulmit në Capitoll Hill

Google, Apple dhe Amazon ndalojnë aplikacionin Parler pas sulmit në

Google, Apple dhe Amazon kanë ndaluar aplikacionin Parler nga shërbimet e tyre përkatëse dhe dyqanet e aplikacioneve pas sulmit të së mërkurës në Capitol Hill në SHBA nga një turmë mbështetësish Trump.

Aplikacioni Parler ka qenë i mbushur me komente të dhunshme që para sulmit në Capitol.

CEO i Parler John Matze postoi në aplikacionin e tij të Shtunën se Amazon e kishte informuar se do të ndalonte aplikacionin e tij në platformën e saj të Shërbimeve Web në Amazon. Ky veprim pasoi njoftimet e mëparshme nga Apple dhe Google të cilët gjithashtu kanë njoftuar bllokimin e aplikacionit.

Shkak për bllokimin e Parler duket se është mbështetja e madhe që ky aplikacion i ka dhënë Presidentit në detyrë të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe mbështetësve të tij dhe shihet si një strehë për njerëzit e dëbuar nga Twitter.

“Ne kemi pezulluar Parler nga App Store derisa ata të zgjidhin këto çështje“, ishte ky komenti nga Apple në një deklaratë.

Apple i kishte dhënë Parler 24 orë për të paraqitur një plan të detajuar të moderimit, pasi shihet si një dritare për nxitje dhune, për shkak se shumë llogari janë bllokuar në aplikacionet e tjera.

Artikulli i marrë nga CNN, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.