Lajme nga Bota

Gratë me dhimbje menstruale, do marrin leje 3 ditë çdo muaj në Spanjë

Gratë me dhimbje menstruale, do marrin leje 3 ditë çdo muaj

Gratë që vuajnë nga dhimbjet e forta të ciklit menstrual do të lejohen të marrin leje nga puna deri në tre ditë, çdo muaj, sipas një plani reformash që do të miratohet nga qeveria spanjolle javën e ardhshme.? Drafti i reformës u prezantua nga një stacion radiofonik. Ky ligj do ta bëjë Spanjën vendin e parë perëndimor që ofron të drejtën e pushimit menstrual, sipas të cilit grave do t'u garantohet pushimi gjatë menstruacioneve.?

Gratë me dhimbje menstruale, do marrin leje 3 ditë çdo muaj
Angela Rodriguez

“Nëse dikush ka dhimbje, i jepet një leje e përkohshme, kështu që e njëjta gjë duhet të ndodhë me menstruacionet – duke i lejuar një gruaje me dhimbje të qëndrojë në shtëpi”, tha Angela Rodriguez, Sekretarja e Shtetit për Barazinë.

Aktualisht, vetëm disa vende aziatike, duke përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Indonezinë, si dhe Zambia, japin leje menstruale.?