Lajme nga Bota

Greqia forcon kontrollin në kufi. 2 nga 8 të prekurit e rinj kanë hyrë nga Shqipëria

Greqia forcon kontrollin në kufi. 2 nga 8 të prekurit e rinj kanë

Dy nga tetë rastet e reja të identifikuara në Greqi kanë hyrë nga Shqipëria në rrugë tokësore. Për këtë arsye shteti fqinj ka forcuar pikat e kontrollit kufitar me vendin tonë.

Sipas autoriteteve shëndetësore nuk po merren masa në vendkalimet kufitare Kakavi, Qafe Botë, Kapshticë, Tre Urat nga ku hyjnë dhjetëra qytetarë, edhe pse kufijtë nuk janë hapur për të gjithë. Vetëm të Dielën kishte 2 500 mbërritje dhe nisje.

Policia kufitare greke ka kërkuar praninë e stafit mjekësor për të kryer kontrollet e nevojshme.

Nëse rezultatet janë pozitive pasagjerët do t’u nënshtrohen testeve të rastësishme dhe do të përballen me një karantinë 14 ditore.