Greqia hap kufijtë për shqiptarët, por pse i mbylli për spanjollët e italianët?
Me datë 15 qershor kufijtë e shtetit grek do të jenë të hapura dhe do mund të shkojnë turistë nga 29 vende, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Lista:
Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Ceke, Finlanda.
Kjo listë do të zgjerohet, siç bëri me dije ministri i turizmit por kufijtë nuk do hapen për Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe Spanjën.
Vendimi është marrë për shkak të shkallës së rëndë të infeksionit në këto vende, si më të goditurat në Europë nga pandemia e koronavirusit dhe ekziston frika se turistë të infektuar nga këto vende mund të transmetojnë virusin.
Vetëm aeroportet në Athinë dhe Selanik do të hapen më 15 qershor. Dhe disa vizitorë mund të testohen për Covid-19 pas mbërritjes në shtetin grek.
Greqia ka raportuar për 175 vdekje dhe rreth 2.900 raste të konfirmuara me koronavirus. Por lajmi i mirë është se në shumicën e ishujve më të vizituar gjatë verës nuk ka raste të konfirmuara.