Lajme nga Bota

Greqia i jep fund izolimit, hap edhe kufijtë, por jo për Shqipërinë

Greqia i jep fund izolimit, hap edhe kufijtë, por jo për

Nga sot Greqia ka lehtësuar masat ndaj Covid-19. Është hequr orari i lëvizjes dhe qytetarët mund të lëvizin nga një vend në tjetrin.

Nga e hëna do të hapen kopshtet dhe çerdhet pa nevojën për test të shpejtë. Kurse shkollat janë hapur që të hënën e kaluar.

Greqia hap sot gjithashtu kufijtë tokësor me vendet e BE-së dhe çel sezonin turistik.

Ndërkohë që kufijtë për shqiptarët jorezidentë janë ende të mbyllur.