Lajme nga Bota

Greqia iu jep para qytetarëve për të bërë pushime

Greqia iu jep para qytetarëve për të bërë pushime

Greqia ka nisur aplikimin e një programi të ri të quajtur “Turizëm për të gjithë” për të ndihmuar qytetarët e saj gjatë pushimeve të sezonit veror

Qeveria ofron 150 euro për person, për të subvencionuar kostot e akomodimit për rreth 200 mijë njerëz.

Për programin kanë të drejtë të aplikojnë qytetarët me të ardhura individuale deri në 16 mijë euro në vit dhe të ardhura familjare deri në 28 mijë euro në vit.

Përfituesit do të marrin kartë një debiti virtuale dixhitale, të cilën mund ta përdorin për qëndrimin e tyre në hotele dhe akomodime të tjera.

Tiranapost.al