Lajme nga Bota

Greqia izolon një qytet të tërë

Greqia izolon një qytet të tërë

Shifrat janë rritur ndjeshëm, ditë pas dite në Greqi. Qyteti më problematik është Kozani, pranë Shqipërisë, i cili është izoluar i tëri deri në 29 tetor. Askush nuk lejohet të hyjë e të dalë nga qyteti.

Maska është vendosur me detyrim kudo në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Janë mbyllur të gjithë baret, restorantet, muzeumet, këndet e lojërave, dyqanet, gjykatat dhe palestrat.

Shkollat do vazhdojnë të jenë të hapura dhe mësuesit e nxënësit duhet të mbajnë gjatë gjithë kohës maska.

Greqia raportoi 453 raste të reja në 24 orët e fundit dhe ky ishte rekordi që prej shkurtit të kaluar.

*Burimi Greek City Times