Lajme nga Bota

Greqia mbyll Kapshticën, ministria e Jashtme: Kakavija do jetë e hapur, çfarë do kërkohet përveç testit Covid

Greqia mbyll Kapshticën, ministria e Jashtme: Kakavija do jetë e

Greqia mbyll nga nesër, 20 nëntor, pikën kufitare të Kapshticës, pas zbulimit të skandalit me organizatën që falsifikonte rezultatet e testeve të Covid.

Nga dita e nesërme pika kufitare e Kapshticës do të jetë e mbyllur. Vendimi u mor sipas mediave pas zbulimit t% skandalit me organizatën që falsifikonte rezultatet e testeve të Covid, duke rrezikuar kështu përhapjen e virusit në shtetin fqinj. Në lidhje me vendimin, ka reaguar Ministria e Jashtme shqiptare ku bën sqarimet se si do mund të lëvizin shqiptarët. Ministria e Jashtme njofton se pika e Kakavijës do të mbetet e hapur, ndësa në lidhje me kufijtë e tjerë veriorë të vendit, do të mbeten të hapura pikat kufitare në Evzonoi dhe Promachona, ndërsa në Nimfea do të hyjnë vetëm kamionat.

Por qytetarët që do të hyjnë në Greqi, duhet të zbatojnë disa rregulla, të cilat janë: 

-Përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë.

-Personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë.

Ndërsa bëhet sqarimi që kufijtë ajorë mbeten të hapur, sipas rregullave të vendosura nga autoritetet greke. Bëhet fjalë për qytetarët grekë, për posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi.

Njoftimi nga ministria e Jashtme: 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Qeveria greke, përmes Zëdhënësit Qeveritar, Stelios Petsas, ka njoftuar në lidhje me hyrjet në rrugë tokësore të udhëtarëve drejt Greqisë, përfshirë pikat kufitare me Shqipërinë, si më poshtë:

? Nga dita e nesërme, datë 20 nëntor 2020, ora 06:00 e mëngjesit, mbyllet pika kufitare në Kapshticë, ndërsa mbetet e hapur ajo në Kakavijë. Në lidhje me kufijtë e tjerë veriorë të vendit, do të mbeten të hapura pikat kufitare në Evzonoi dhe Promachona, ndërsa në Nimfea do të hyjnë vetëm kamionat.

? Qytetarët që do të hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë. Personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë.

??Ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrore mbeten të hapur.