Lajme nga Bota

Greqia vendos të zgjasë Lockdown-in: Spitalet mbushen me pacientë me Covid

Greqia vendos të zgjasë Lockdown-in: Spitalet mbushen me pacientë

Shteti i Greqisë ka vendosur që masat e kufizimit të zgjasin dhe të jenë në fuqi deri në datën 7 dhjetor. Mësohet se vendimi u mor për shkak të situatës serioze me koronavirusin, me numër të shtuar të të infektuarve.

Përmes një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i qeverisë greke tha se Lockdowni/mbyllja totale do të shtyhet, ndërsa la në pikëpyetje lidhur me festimet për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, nëse do ketë masa të shtuara pavarësisht atyre aktualet.

Greqia vendos të zgjasë Lockdown-in: Spitalet mbushen me pacientë

Megjithatë më herët qeveria greke ka njoftuar ka njoftuar se periudha e festave do të jetë ndryshe këtë vit për shkak të kufizimit të qarkullimit. Lokalet dhe restorantet do të mbahen të hapura, por vetëm me orar të kufizuar.

Disa nga spitalet e zonave të ndryshme të Greqisë janë tejmbushur, duke bërë që shumë pacientë të transferohen në Athinë.

Në 24 orët e fundit, Greqia raportoi +2,151 raste të reja dhe 87 viktima.

Artikulli i marrë nga Prothothema./ Tiranapost.al.