Lajme nga Bota

Greta Thunberg dhe babai i saj në vetizolim. Dyshohet se janë infektuar me COVID-19

Greta Thunberg dhe babai i saj në vetizolim. Dyshohet se janë

Aktivistja Greta Thunberg dhe babai i saj kanë përjetuar disa simptoma të COVID-19 dhe kanë vendosur të vetizolohen për 14 ditë në shtëpinë e tyre. Fillimi i muajit mars i ka gjetur në udhëtime të dy bashkë për çështjet e mjedisit, në të cilat Greta është e angazhuar dhe kontaktet me njerëz të shteteve të ndryshme kanë qenë të shumta. Kështu që për sigurinë e të dyve dhe të gjithë të tjerëve që kanë afër, janë në vetizolim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Greta Thunberg (@gretathunberg) on

Greta ka lajmëruar në Instagram duke theksuar se nuk i janë nënshtruar testeve, pasi në Suedi nuk mund t`i nënshtrohesh testeve nëse nuk je në situatë emergjente, por dyshojnë të jenë prekur. Ajo u sugjeron njëherësh gjithë ndjekësve të saj të qëndrojnë të sigurtë, të qëndrojnë në shtëpi.

*Burimi CNN