Lajme nga Bota

Grimcat e virusit rrinë në ajrin e një dhome për 8 minuta. Gjermania merr këtë masë pas këtij studimi

Grimcat e virusit rrinë në ajrin e një dhome për 8 minuta.

Qeveria gjermane po investon me 500 milionë euro për përmirësimin e sistemeve të ventilimit në ndërtesat publike për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Grantet do të shkojnë në investime për të përmirësuar qarkullimin e ajrit në zyrtat publike, muzeume, teatro, universitete dhe shkolla. Ndërsa për ndërtesat private nuk ka një vendim.

Studimet e fundit kanë zbuluar se virusi përhapet përmes grimcave të vogla të quajtura aerosole, të nxjerra nga njerëz të infektuar, veçanërisht kur teshtisin apo kolliten. Sipas këtij studimi, grimcat qëndrojnë në ajrin e një dhome për të paktën 8 minuta.

Me ardhjen e dimrit shumë njerëz vihen në rrezik, për shkak se do të detyrohen të kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura.

Grimcat e virusit rrinë në ajrin e një dhome për 8 minuta.

Qëllimi kryesor i qeverisë gjermane është që të azhurnohen sistemet ekzistuese të kondicionimit të ajrit, në vend që të instalohen sisteme të reja, që kushtojnë më shumë. Çdo azhurnim është i pranueshëm për një maksimum prej 100,000 dollarësh. Financimi është gjithashtu i disponueshëm për sensorët e CO2 të cilët tregojnë kur ajri në një dhomë është jo i shëndetshëm. Grantet do të fillojnë të ndahen nga e marta.

Qeveria gjithashtu po mendon që shkollat ​​që nuk kanë sisteme qendrore të kondicionimit të ajrit të paktën të marrin pastrues të lëvizshëm të ajrit. Por shumë do të varet edhe nga sa lehtë mund të ajrosen klasat thjesht duke hapur dritaret.