Lajme nga Bota

Gruaja e policit që vrau afroamerikanin kërkon divorcin

Gruaja e policit që vrau afroamerikanin kërkon divorcin

Në Amerikë kanë nisur protestat për shkak të vrasjes së një afro-amerikani nga një polic gjatë arrestimit. Dhe kundër policit bashkë me Amerikën është ngritur edhe bashkëshortja e tij Kellie Chauvin.

Gruaja e policit që vrau afroamerikanin kërkon divorcin

Ajo është e shkatërruar nga kjo ngjarje dhe i ka shprehur ngushëllimet e saj familjes së viktimës George Floyd.

Në 2018-ën, Kellie u shpall fituese në konkursin e bukurisë Mrs. Minnesota America dhe në një intervistë tha:

“Pas asaj uniforme, ai është kaq i ëmbël. Është një zotëri i vërtetë. Ende më hap derën, më vesh pallton. Pas divorcit, kisha një listë me gjërat që duhet të kishte partneri im nëse do të nisja sërish një lidhje dhe ai i plotësonte të gjitha”.

Mirëpo të gjitha këto nuk mjaftuan para vrasjes së konsideruar për racizëm që Dereck bëri.

Dereck i vështirësoi frymëmarrjen Floyd duke i vendosur gjurin për 8 minuta dhe 46 sekonda në total, ndërkohë që gjatë 2 minutave dhe 53 sekondave të fundit, Floyd nuk reagonte.

Momentin e regjistruan disa kalimtarë të rastit.

*Burimi NBC News