Lajme nga Bota

Gruaja 'fundos' ish kryeministrin francez: Merr dënimin për skandalin me punën Fake

Gruaja 'fundos' ish kryeministrin francez: Merr dënimin për

Ish kryeminsitri francez Françoi Fillon dhe gruaja e tij Penelope Fillon janë shpallur fajtorë. Skandali lidhet me pagesa prej 1.15 milionë dollarësh për gruan e ish kryeministrit për një punë si ndihmëse parlamentare (asistente), por që nuk e ka kryer kurrë këtë punë.

Ai u dënua me pesë vite burg, u ndalua për punë në poste publike deri në 10 vjet, ndërsa bashkëshortja e tij u pezullua nga puna e saj me një mandat tre vjeçar. Të dy duhet të paguajnë edhe një gjobë prej 375,000 dollarë.

Skandali e dëmtoi ish kryeministrin në fushatën presidenciale në 2017. Të dy kanë apeluar vendimin, duke bllokuar dënimin në qeli të menjëhershëm të Fillon. 66-vjeçari është figura më e lartë politike franceze që ka marrë një dënim që nga fillimi i ‘Republikës së Pestë’ në vitin 1958.

Ata kishin vënë maska gjatë seancës ku ishte e pamundur të fiksoheshin mimikat e tyre nga kamerat. Penelope Fallon u shpall fajtore edhe për bashkëpunim në përvetësimin dhe fshehjen e fondeve publike.

Gruaja 'fundos' ish kryeministrin francez: Merr dënimin për