Lajme nga Bota

Habiten astronautët: Zhduket ylli që shkëlqente 2.5 mln herë më shumë se Dielli

Habiten astronautët: Zhduket ylli që shkëlqente 2.5 mln herë

Është një rast që ka habitur astronautët, pasi ylli më i shndritshëm është zhdukur. Ylli ndodhet rreth 75 milionë vite dritë larg në galaktinë Kinman Dwarf por tanimë nuk ndodhet më aty.

Astronautët nuk e kanë idenë se çfarë ka ndodhur por thonë se mund të jetë shpërbërë për të formuar një vrimë të zezë, pa fenomenin e shpërthimit që krijon Supernovën, por kjo do të ishte hera e parë që ndodh me një proces të pazakontë.

Habiten astronautët: Zhduket ylli që shkëlqente 2.5 mln herë

Besohet gjithashtu se mund të jetë mbuluar nga një sasi e madhe e pluhurit duke mos depërtuar dritën e fortë.

Ky lloj ylli njihet si ylli i ndritshëm blu, që në kulmin e tij shkëlqen 2.5 milionë herë më shumë se dielli. / BBC/